image Haskuka thotë se komunat u njoftuan vetëm nga mediat për masat e reja të qeverisë

Kosovë

Haskuka thotë se komunat u njoftuan vetëm nga mediat për masat e reja të qeverisë

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se është joserioze dhe joinstitucionale që për masat e reja të qeverisë anti- COVID, komunat të informohen nga mediat.

“Shumë joserioze dhe joinstitucionale që komunat të informohen nga mediat për masat e qeverisë kundër pandemisë COVID-19. Që nga ndërimi i qeverisë asnjë nga vendimet e qeverisë për masat e reja nuk kam marrë në formë zyrtare, koftë me shkrese apo me email”, ka shkruar Haskuka në “Facebook”.

Ai është ankuar se nga qeveria po kërkohet që masat anti-COVID të implementohen nga komunat, ndërkaq kryetarët nuk janë as të informuar.

Haskuka ka krahasuar rastet e reja me koronavirus në Kosovë dhe Kinë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/posts/10158421463459451