Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar në lidhje me dënimin e deputetes së VV-së, Jetmire Vrenezi, e cila u dënua me tri vite burgim, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, sa ishte inspektore në Drejtorinë e Inspektoratit në Prizren.
Haskuka ka shkruar se Kosova është vend i çudirave pasi rrënimi i objekteve pa leje trajtohet si “keqpërdorim detyre”, për çka edhe është dënuar deputetja e VV-së, Vrenezi, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nga sot rrënimi I objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka.
Gjykata ka dënuar deputeten Jetmire Vrenezin, me tre vjet burgim, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.