image “Hashim Thaçi përmes gjendjes së jashtëzakonshme tenton të rikthehet në skenë”

Politikë

“Hashim Thaçi përmes gjendjes së jashtëzakonshme tenton të rikthehet në skenë”

news image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit.

Kjo ka hasur në kundërshtimin e partisë në pushtet, asaj të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kundërshtuar ndërmarrjen e një mase të tillë.

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, ka sulmuar kreun e vendit duke thënë se përmes vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme po tenton të rikthehet në skenën politike, me agjendë personale në kurriz të vendit.

“Vetëm kur Instituti i Shëndetit Publik rekomandoi shtyrjen e zgjedhjeve në Besianë, ato u shtyn. Askush më mirë se ekspertët nuk e njeh dhe nuk mund ta vlerësojë situatën. Vetëm profesionistët dhe autoritetet përgjegjëse mund të rekomandojnë veprime shtesë, masa të shtuara apo gjendje të jashtëzakonshme. Nxjerrja prej skene të profesionistëve për t’u futu r Thaçi, do të sjellë pasiguri dhe eskalim. Shto faktin që Thaçi nuk e ka fare mendjen te përballja me COVID -19, por përmes tij të rikthehet në skenë me motive e qëllime krejt politike të agjendës personale në kurriz të vendit”, shkruan Rrustemi në Facebook. /Gazeta Sinjali/