image Hashim Thaçi për BBC-në: Tash është koha e duhur ta përdorim Presidentin Trump

Kosovë

Intervistë/ Hashim Thaçi për BBC-në: Tash është koha e duhur ta përdorim Presidentin Trump

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ky vit është i duhur për të arritur marrëveshje me Serbinë, pasi në vitin e fundit të mandatit të parë, Presidenti i SHBA-ve Trump ka kthyer vëmendjen nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë nuk mendoj se mund të marrim përsëri vëmendjen e Presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, ne duhet ta përdorim atë “, ka thënë Thaçi në një intervistë për BBC-në në gjuhën serbe.

BBC thekson se vetë Thaçi ishte pjesëmarrës në negociatat e Brukselit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, por janë një numër marrëveshjesh, disa prej të cilave janë zbatuar./ Gazeta Sinjali/