image Hashim Thaçi me një kërkesë ndaj Japonisë

Kosovë

Vizitë/ Hashim Thaçi me një kërkesë ndaj Japonisë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës shtetërore në Japoni ka zhvilluar takime të shumta në Osaka dhe Kyoto. Në një njoftim për media nga Zyra e Presidentit është njoftuar se temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi dhe shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve.

Thaçi është takuar me një përfaqësues të odave ekonomike të Japonisë. Aty ka thënë promovuar të bërit biznes në Kosovë.

 “Ne jemi vendi i 40-të në ranglistën e Bankës Botërore për të bërit biznes. Kosova lehtë mund të shndërrohet në një qendër të bizneseve dhe investimeve japoneze që kanë për synim tregun evropian sepse kemi qasje të papenguar në tregun më të madh në botë, atë të BE-së”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se edhe Kosova është e interesuar që të eksportojë produktet e veta në Japoni, të cilat janë duke u eksportuar edhe në shtete tjera të botës.

“Shumë shpejt do të emërojmë një konsull nderi në Osaka, i cili do të jetë një urë lidhëse ndërmjet shteteve, popujve dhe bizneseve tona”, ka paralajmëruar presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, nikoqirët e këtij takimi, deputetët e Parlamentit të Japonisë nga kjo zonë, Yasuhide Nakayama, Naomi Tokashiki si dhe Presidenti i Odës Ekonomike të Osakës, Tsutomu MIYAGI janë shprehur të lumtur për nivelin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve, duke theksuar nevojën që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë.