image Hashim Thaçi lajmërohet nga ndeshja Çeki – Kosovë, por flet edhe për birra

Kosovë

Hashim Thaçi lajmërohet nga ndeshja Çeki – Kosovë, por flet edhe për birra

news image

Presidenti Hashim Thaçi me një shall të Dardanëve në qafë dhe nga stadiumi Doosen Arena të Çekisë ka uruar fat për Kombëtaren e Kosovës sonte.

Ai tha se ndeshja e Kosovës në qytetin Plzen është vendimtare dhe tejet e rëndësishme për Kosovën, por se është optimist për fitore.

“Jemi sonte këtu në Plezn të Çekisë, në vendin më të njohur të botës për birra, por sonte jemi për një ngjarje të veçantë, të rëndësishme dhe vendimtare mes Kosovës dhe Çekisë për Europianin e ardhshëm. Forca Kosova dhe besim në fitore”, ka thënë Thaçi në një video në Facebook.