image Hashim Thaçi kishte ftesë, por e injoroi seancën e kuvendit – vazhdojnë inatet mes Thaçit, Kurtit e Osmanit

Kosovë

Seanca/ Hashim Thaçi kishte ftesë, por e injoroi seancën e kuvendit – vazhdojnë inatet mes Thaçit, Kurtit e Osmanit

news image

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, nuk u pa i pranishëm presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Ndonëse presidentit Thaçi i ishte dërguar ftesa, i njëjti siç duke nuk ka arritur të jetë i pranishëm shkaku i agjendës së tij në Bruksel.

Zyra për media e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë bërë të ditur për Telegrafin se presidentit Thaçi i është dërguar ftesa sikurse të gjithë të tjerëve.

“Po ka pasur ftesë për të qenë pjesëmarrës në seancën solemne”, është thënë në përgjigjen e tyre.

Ndaras nga dy liderët tjerë të shtetit, Thaçi do t’u drejtohet edhe pjesëtarëve të FSK-së në ora 17:00.

Ndërkaq një orë më vonë ai ka organizuar pritje shtetërore në katedralen “Nën Tereza”.