Presidenca ka dërguar shkresë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ka kërkuar që presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i organizohet një seancë për t’i njoftuar deputetët në lidhje me vizitën e realizuar në SHBA dhe takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në shkresën zyrtare drejtuar Sekretarit të Kuvendit, është kërkuar që të bëhen të gjitha përgatitjet për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë çështje.
Seanca pritet të mbahet më 4 mars nga ora 16:00, shkruan Gazeta Sinjali.
I pari i vendit gjatë ditës së djeshme përmes rrjetit social Facebook, kishte thënë se pret që të mërkurën apo të enjten t’i mundësohet raportimi në Kuvend, në lidhje me takimet në Washington dhe takimin me Alkesandar Vuçiq./Gazeta Sinjali/