image Hashim Thaçi injoron ftesën e shtetit mik për shkak të vizitës private në SHBA

Kosovë

"Muri i Berlinit" Hashim Thaçi injoron ftesën e shtetit mik për shkak të vizitës private në SHBA

news image

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ishte i ftuar në mesin e shumë liderëve të tjerë botërorë për të marrë pjesë në ceremoninë qendrore të shënimit të 30-vjetorit të rënies së “Murit të Berlinit”, por për shkak të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesëmarrja e tij ka qenë e pamundur.

“Po, Presidenti ka qenë i ftuar, ne e kemi pranuar ftesën për këtë ceremoni. Ai nuk ka marrë pjesë për shkak të vizitës që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Arifaj për Klan Kosovën.

Arifaj është pyetur edhe për zgjatjen e vizitës së Thaçit në SHBA.

“Kjo është vizitë private e tij, nuk mund të jap më shumë detaje”.

Në njoftimin zyrtar të dërguar nga Presidenca shkruan se Presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë dy ditore./Gazeta Sinjali/