Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar ftesën e dytë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, për t’ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë.
Tani ai ia ka dërguar ftesën për një takim në orën 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi e ftoi sot më herët zyrtarisht kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë. Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e presidentit, por që nga LVV deklaruan se ky i fundit nuk mund të takohet me Thaçin pasi nuk është në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/