image Hashim Thaçi i përgjigjet Alexander Sorosit pasi akuzoi Europën për racizëm

Kosovë

Politikë/ Hashim Thaçi i përgjigjet Alexander Sorosit pasi akuzoi Europën për racizëm

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se nuk duhet që anjë tabu, paragjykim apo stereotip ta pengojë një debat për marrëdhëniet mes Ballkanit dhe BE-së.

Madje Thaçi mirëpret ftesën e Alexandës Soros për një debat të tillë.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, shkruan Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky koment i Thaçit vjen pasi Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur George Soros ka shkruar se shqiptarët po diskriminohen në Europë.

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill. Evropa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkroi ai.

Ngurrimi i rradhës i Bashkimit Evropian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane.

/Gazeta Sinjali/