image Hashim Thaçi flet për largimin e fotografisë së tij nga Vjosa Osmani: Nuk është filozofi e Rugovës

Kosovë

Reagim/ Hashim Thaçi flet për largimin e fotografisë së tij nga Vjosa Osmani: Nuk është filozofi e Rugovës

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me veprimin e Vjosa Osmanit e cila së fundmi zëvendësoi fotografinë e Thaçit me atë të Ibrahim Rugovës.

Ai ka thënë se në rrafshin privat nuk ka asnjë shqetësim për veprimin e Osmanit, por thotë se është sjellje që nuk përputhet me Kushtetutën e Kosovës dhe se është bërë për shkak të inateve personale.

“Them të drejtën ndjesi private në asnjë rrethanë nuk kam pasur, ajo çfarë mund të them është se sjellja e kryetares në bie ndesh në raport me institucionin dhe me Kushtetutën. Është sjellje e inateve politike dhe sjellje artificiale me qëllim elektoral”.

“Kosova ka traditë të qëndrueshëm të funksionimit institucional pavarësisht rivaliteteve politike. Kjo është parë edhe në të kaluarën ku pjesë e të gjitha qeverive kam qenë edhe unë, herë si pjesëmarrës e herë si udhëheqës. Asgjë nuk ka filluar dhe as nuk fillon nga zero, por vetëm do të jetë vazhdimësi e agjendës, ndërsa secili e ka filozofinë e punës”, ka thënë Thaçi në T7.

Më tutje Thaçi ka thënë se nuk dëshiron të merret fare me Vjosa Osmanin, po ka thënë se veprimet e saj bien ndesh me Kushtetutën dhe me filozofinë e Rugovës.

“Unë nuk dëshiroj të merrem me presionin në fjalë sepse është zgjedhja e Kuvendit dhe partisë për përzgjedhjen e personit që e ka bërë”.

“Sjellja e saj nuk bie ndesh me Kushtetutën e vendit, por edhe me filozofinë e Rugovës. Nuk më shqetëson aspak në rrafshin privat, por më shqetëson në raport me institucionet dhe respektimin e tyre”, ka dekluarar Thaçi./Gazeta Sinjali/.