image Haset një bombë dore në Novobërdë, FSK-ja dhe KFOR-i në vendin e ngjarjes

Siguri

Haset një bombë dore në Novobërdë, FSK-ja dhe KFOR-i në vendin e ngjarjes

news image

Në shumë vende të ndryshme të Kosovës, kryesisht fshatra, banorët vazhdojnë të hasin në mjete të dyshuara shpërthimi. Një e tillë ka ndodhur të mërkurën në Bushincë, Novobërdë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burimet se një grua ka raportuar në Polici se ka hasur në një mjet shpërthyes, që më vonë u kuptua se ishte bombë dore.

Burimet kanë treguar se njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-i kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt. /GazetaSinjali/