Ka përfunduar hartimi i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës (ShKK). Hartimi u bë në bashkëpunim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit Punues për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Hartimi i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës u bë sot nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Shërbimi Korrektues i Kosovës me këtë Projektligj synon që të arrijë objektivat me qëllim të avancimit dhe zhvillimit, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Përmes këtij rregullimi ligjor, po ashtu synohet të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në, si njëri ndër institucionet me rëndësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit pas përfundimit të burgut t’i kthehen familjes dhe shoqërisë si qytetar të dobishëm.
Ekipi punues për hartimin e projektligjit, në të cilin ishin të përfshirë përfaqësues nga: International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), Departamenti Ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Departamenti për Integrime Evropiane MD, Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, EULEX-it, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, OSBE, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës. /GazetaSinjali/