Koronavirusi që shpërtheu në qytetin kinez Wuhan, po përhapet me shpejtësi në një nga pjesët më të dendura të popullsisë në botë.
Sipas deklaratave të zyrtarëve shëndetësorë, të paktën 34 mijë raste janë raportuar se janë infektuar me koronavirus, shumica në qytetet kineze dhe qytetet në shtetet fqinje.
Shumë raste të tjera dyshohen, por nuk janë konfirmuar ende. Që nga e shtuna në mbrëmje, të paktën 813 njerëz kanë vdekur, dhe shumica prej tyre në territorin e Kinës.
Sëmundja është zbuluar në të paktën 24 vende të tjera, ku përfshihen shumica e njerëzve që udhëtuan nga Kina.
Dymbëdhjetë raste janë konfirmuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë një burrë 35-vjeçar në Uashington, një çift në të 60-tat e tyre në Chicago dhe gjashtë persona në Kaliforni.
Përhapja besohet të ketë filluar në një treg me ushqime deti në Wuhani, një qytet me 11 milionë banorë në Kinën qendrore.
Virusi transmetohet me lehtësi nga një person në tjetrin, besojnë shkencëtarët. Por sa është vdekjeprurës virusi dhe nëse ai mund të përmbahet është i paqartë./GazetaSinjali/