Në kuadër të Festës së Vjeljes së Rrushit, Hardh Fest, është hapur thirrja për të aplikuar për “Mbretëreshën e Rrushit 2019”, transmeton Sinjali.
“Inkurajohen vajzat e reja nga Komuna e Rahovecit dhe nga qytetet tjera që të paraqiten tek Arbnora Sokoli, nga sot 31 korrik deri më 5 Gusht kur edhe do të fillojë prezantimi i vajzave që do të marrin pjesë në këtë konkurs si dhe përgatitjet koreografike të defilimit”, kanë njoftuar organizatorët përmes një njoftimi të shkurtër.
Përndryshe, edicioni i sivjetëm i Hardh Fest-it do të mbahet në Rahovec gjatë datave 16, 17 dhe 18 gusht, nën moton “Një got’ për mot”.
Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion po mbahet më herët se vitet e kaluara, në mënyrë që te kenë mundësi të marrin pjesë edhe mërgimtarët.
Rikujtojmë se përmes aktiviteteve të organizuara, “Hardh Fest”, synon ruajtjen e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësinë për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit. /Sinjali/