image Haradinaj: Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu janë hajna, duhet të jenë në burg

Politikë

Haradinaj: Liburn Aliu, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu janë hajna, duhet të jenë në burg

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe disa ministrave të tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Haradinajt, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, janë hajna dhe të njëjtit sipas tij, duhet të jenë në burg.

“Ministrat Liburn Aliu, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu janë hajna ordinerë dhe duhet të jenë në burg. Këta tre mua më kanë marrë në pyetje për ‘babën’ e tenderëve, Nexhat Krasniqin. Këta tre sot Nexhat Krasniqin e kanë bashkëpunëtor. Tri herë rresht më kanë pyetur në interpelancë parlamentare për Nexhat Krasniqin”, tha Haradinaj.

“Më kanë thënë se ai është baba i tenderëve, vjedh tenderë e është kryekrimineli. Ai njeri sot është në ministri të Liburn Aliut, ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë është Albulena Haxhiu që nuk mund ta bëjë punën pa ju përzie edhe burri që është presedan shumë i keq”.

I pari i AAK-së thotë se nëse Kurti nuk vepron ndaj këtyre ministrave të tij, bëhet palë me “hajnat”.

“E kemi edhe Xhelal Sveçlën që thotë se do ta luftojmë krimin. Cilin krim? Ti je bashkë me krimin, flenë me të. Edhe Albin Kurti i bie të jetë hajn, pasi i ka ministra këta e nuk merr ndonjë vendim”, tha ai në TV Dukagjini.

Haradinaj thotë se Nexhat Krasniqin e kanë shkarkua në atë kohë nga puna, ndërsa thotë se ai sot punon në ministrinë e udhëhequr nge Aliu./Gazeta Sinjali/