image Haradinaj viziton Ramën në Tiranë: I kërkova të na ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova

Politikë

Haradinaj viziton Ramën në Tiranë: I kërkova të na ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot në Tiranë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takimin siç ai e quajti vëllazëror me Ramën, Haradinaj tha se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe Rajoni, veçanërisht sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me dialogun.

Ndër të tjerash, kreu i AAK-së bëri të ditur se ai i ka kërkuar kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

Postimi i plotë:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

/GazetaSinjali/