image Haradinaj viziton komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë situatën e krijuar me virusin Covid-19

Kosovë

Vizitë/ Haradinaj viziton komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë situatën e krijuar me virusin Covid-19

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës, për të parë nga afër situatën e krijuar me virusin Covid-19.

“Pashë një mobilizim të madh të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Derisa, ka njoftuar qytetarët se ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe se nuk ka vend për panik.

“Në markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ndërsa dua të falënderoj kompani të shumta private që po japin donacione për qytetarët.Rrini në shtëpi! Bashkë e kalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj.

Deri tani në Kosovë është shënuar një vdekje dhe gjithsej 71 raste të infektuar me virusin Covid-19./Gazeta Sinjali/