Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKR), Ramush Haradinaj, pas takimit me përfaqësues të partive politike, tha se diskutuan për dy çështje.
Marrëdhëniet me ShBA-në dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Ai tha se ishte një takim i suksesshëm, por që përsëriti qëndrimin e AAK-së kundër heqjes së taksës.
“Diskutuam për dy çështje: Mundësia e ecjes përpara me Amerikën për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Qëndrimi i aleancës është që ne duhet të ecim me Amerikën, si udhëheqëse e dialogut dhe çështja e taksës, për të cilën ka mendime të ndryshime. Qëndrimi i Aleancës është që taksa të mbetet në fuqi deri në marrëveshjen e njohjes. Ishte diskutim i hapur, i sinqertë edhe pse nuk kemi sot konkluzione të qarta. Isa Mustafa na kërkuar falje për mospjesëmarrje, por ka propozuar të kemi takim bilateral në ditët në vijim”, tha Haradinaj.
Ish-kryeministri ka shtuar se taksa duhet të qëndrojë deri në njohje reciproke.
“Taksa nuk është mendu me qenë e përjetshme, por, deri në njohje recpiroke me Serbinë, ka qenë gabim ofertimi i hershëm i kryeministrit Kurti dhe kryeparlamentares Osmani, mendoj që është dashur që të negociohet koha. Ofertimi i hershëm e ka nxjerrë Kosovën para aktit të kryer”, ka thënë ai.
Tutje, Haradinaj tha se ketë takim e ka lënë të hapur të vazhdojë dhe se kanë rënë dakord që ekspertët të përgatisim propozim parimesh, konkluzash për takime të ardhshme.
Haradinaj tha se për taksën ka qëndrime të ndryshme, por theksoi se do ta ketë rastin të takojë Isa Mustafën këto ditë dhe të diskutojnë për këtë./GazetaSinjali/