image Haradinaj vazhdon të jetë "mbi shtetin", grumbullon rreth 40 persona në kohë pandemie

Politikë

Haradinaj vazhdon të jetë “mbi shtetin”, grumbullon rreth 40 persona në kohë pandemie

news image

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti ka bërë që partitë politike të fillojnë jozyrtarisht fushatën e tyre zgjedhore nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka publikuar disa fotografi nga vizita e tij e sotme në fshatin Zabel të Epërm të Komunës së Drenasit ku shihen se nuk po i respektojnë masat anti-COVID.

Në postimin e Haradinajt shihen afërsisht 40 persona të grumbulluar, të cilët nuk e respektojnë distancën fizike dhe nuk bartin maskat.

“I nderuar sonte me mikpritjen e z. Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm. Bashkëbiseduam për hallet e përbashkëta dhe shpalosa planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim. U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që kandidati për presidentit i shpallur nga AAK ka thyer masat antiCOVID të vendosura nga qeveria, Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi për shkeljen e këtyre vendimeve nga Haradinaj./Gazeta Sinjali/

I nderuar sonte me mikpritjen e z. Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm. Bashkëbiseduam për hallet e…

Posted by Ramush Haradinaj on Wednesday, January 6, 2021