image Me birra e meze pa respektuar asnjë masë, Haradinaj mbush odën në Gjakovë

Kosovë

Me birra e meze pa respektuar asnjë masë, Haradinaj mbush odën në Gjakovë

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka disa ditë që po zhvillon takime me qytetarë, së bashku me disa anëtarë të tjerë të partisë.

Kështu në vizitën e fundit, Haradinaj ishte në fashtin Devë të Gjakovës.

“Deva e Gjakovës, në të gjitha periudhat historike i dha shumë vendit. I nderuar nga mikpritja shqiptare që përjetova në konakun e familjes Deva”, ka shkruar Haradinaj.

Në foto, Haradinaj shihet bashkë me Pal Lekajn e Haxhi Shalën, të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.

Në një video të dërguar nga sinjalizuesit shihet tavolina e mbushur me pije alkoolike dhe ushqime të ndryshme.

E dikush tjetër është kujdesur që Hardinajn ta presin me këngë patriotike.

Në këtë odë po shihet se janë mbledhur më shumë se 10 persona, pa maska e distancë fizike. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1916395881818150?__xts__[0]=68.ARBs3MztIQ60w_YSjj_zVa6xanpB3B01w1sApgd8kYm-boPVVvp3m5zpyLQ3yttgnVg1C0ABoG17YKb1uJxLJCsB60MrQ7z9DnzhFacxDKfu6x49hegRve6_8jx__y-hor1H5HYDPFLB1S72fO9cZUFP06BORfaH_9Yfqs-CXZw8prasyxQvhIzvbuvCcwbBBzvCboQyCm_fDmHfXS2jc71IT-Pdj5UQt3s-nYqXGHFGDHoR9I_07x16tsT2Wnbh_PBUoMhm_Vttnj8lOzZ1lE2oyP2UIL7mgmlNbJ5iLjGzdowyy0ttD58tTox7-75CdcqpkJG3qRj3VkgxjgilFi-OIg&__tn__=-R