image Haradinaj tregon për këshillat që ia ka dhënë Kurtit për menaxhimin e procesit të dialogut

Politikë

Haradinaj tregon për këshillat që ia ka dhënë Kurtit për menaxhimin e procesit të dialogut

news image

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se pas angazhimit të shtuar ndërkombëtar arritja e marrëveshjes për njohje reciproke me Serbinë ka marrë dinamikë të re.

Haradinaj tha se nuk do të qëndrojnë vëzhgues ndaj procesit të dialogut por do ta kryejnë me dinjitet rolin e tyre opozitar.

“Gjatë bashkëbisedimit kam sqaruar dhe pjesët kryesore të marrëveshjes së propozuar Kosovë – Serbi dhe për këshillat që i kam dhënë kryeministrit të vendit për menaxhimin sa më të mirë të këtij procesi të rëndësishëm per ne dhe brezat që vijnë.

Ne nuk do të qëndrojmë vëzhgues ndaj procesit të dialogut, por as përballë krizës së rëndë ekonomike e energjetike dhe paaftësisë së qeverisë për të marrë masat dhe veprimet e duhura, por do të kryejmë me dinjitet rolin tonë opozitar”.

/GazetaSinjali/