image Haradinaj thotë se ia ka shprehur Lajçakut indinjatën për padrejtësinë dhe vonesat për liberalizimin e vizave

Politikë

Haradinaj thotë se ia ka shprehur Lajçakut indinjatën për padrejtësinë dhe vonesat për liberalizimin e vizave

news image

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Bashkim Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj thotë se në këtë takim ia ka shprehur Lajçakut indinjatën për padrejtësinë dhe vonesat e tejzgjatura për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova, historikisht dhe gjeografikisht i përket Evropës dhe është e vendosur që të zë vendin e vet të merituar në strukturat e Bashkimit Evropian. Takimi i sotëm me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shërbeu për të shprehur qartazi indinjatën tonë me padrejtësinë dhe vonesat e tejzgjatura për agjendën e liberalizimi të vizave, të drejtë të cilën Kosova e ka fituar me përmbushjen e të gjitha kritereve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se në këtë takim po ashtu ka shprehur gatishmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Kryediplomatja po ashtu thotë se ka kërkuar nga BE-ja që të shyejë përpara njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur ende./Gazeta Sinjali/