image Haradinaj thotë se i ka treguar Kosnettit sesi e ka gjetur ministrinë

Politikë

Haradinaj thotë se i ka treguar Kosnettit sesi e ka gjetur ministrinë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka njoftuar se ka mbajtur një videokonferencë me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj – Stublla thotë se i ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan për “rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Në një videokonferencë shumë përmbajtësore dhe të përzemërt me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z.Philip Kosnett, shpreha mirënjohjen e thellë për rolin jetik të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës. Lidhja strategjike e Kosovës me SHBA-të është e fortë dhe e përhershme, dhe vendi ynë me krenari I përket botës së udhëhequr nga Amerika”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Kryediplomatja e Kosovës po ashtu bën të ditur se e ka njoftuar ambasadorin Kosnett për gjendjen në të cilën e ka gjetur MPJD-në. Haradinaj thotë se me Kosnettin janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin bilateral.

“E njoftova Ambasadorin Kosnett për gjendjen e gjetur në MPJD, për vizionin dhe prioritetet politike e funksionale, për të cilat gjeta mbështetje nga ana e tij, sidomos në reformën e planifikuar të Shërbimit të Jashtëm që do realizohet përmes projektit të Vetingut Diplomatik…U dakorduam që të thellojmë e fuqizojmë bashkëpunimin bilateral, sidomos në koordinimin dhe përafrimin e objektivave të politikës së jashtme, me theks të veçantë ndërtimin e bashkëpunimit me mekanizmat e NATO-s”, ka përfunduar ajo./Gazeta Sinjali/