image Haradinaj thotë se Haxhi Shala ka ndërruar pesë aeroplanë për të votuar Projektligjin e rimëkëmbjes

Kosovë

Haradinaj thotë se Haxhi Shala ka ndërruar pesë aeroplanë për të votuar Projektligjin e rimëkëmbjes

news image

Ish-kryeministri, njëherësh kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka mësuar emrin e deputetit për të cilin vëllai i tij, Daut Haradinaj, deklaroi se ka ndërruar pesë aeroplanë për të votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj u shpreh se deputeti Haxhi Shala ka ndërruar pesë aeroplanë, me kosto të tij, që të vijë dhe ta votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

“E kishe përmend Dauti rastin e deputetit Haxhi Shala. Ai ka qenë në intervistim në Hagë, deputeti Haxhi Shala, i ka ra kah ka mujtë veç me ardhë në seancë me e votu Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ka ndërru disa aeroplanë në kosto të vet, me pare të veta”, tha ai në RTK.

Ndryshe, këtë deklaratë më herët e kishte bërë edhe Daut Haradinaj, i cili kishe thënë se për votim të këtij projektligji, njëri nga deputetët e tij i ka ndërruar pesë aeroplanë.

/Gazeta Sinjali/