image Haradinaj takon Veselin e Limajn, i dërgon letër Kurtit e Mustafës

Kosovë

Konferenca/ Haradinaj takon Veselin e Limajn, i dërgon letër Kurtit e Mustafës

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me liderin e PDK-së, Kadri Veselin dhe atë të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të diskutuar lidhur me konferencën e Unitetit për Kosovën, që e ka propozuar ditë më parë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se me Veselin dhe Limajn kanë diskutuar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e fundit të dialogut me Serbinë.

“Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka bërë të ditur se sot i ka nisur një letër, kreut të qeverisë, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës.

” Takimet konsultative me kryetarët e partive parlamentare do të vijojnë në ditët në vazhdim. Sot u kam dërguar nga një letër edhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe përfaqëuesve të Grupit Parlamentar 6 Plus”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.179881242136298/1654085834715824/?type=3&theater