image Haradinaj takon Escobarin në ShBA: Marrëveshja finale duhet të jetë fitore e përbashkët

Politikë

Haradinaj takon Escobarin në ShBA: Marrëveshja finale duhet të jetë fitore e përbashkët

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka vizituar emisarin amerikan, Gabriel Escobar, në vizitën e tij në ShBA.

I pari i AAK-së ka theksuar se me Escobar kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Haradinajt, marrëveshja finale duhet të jetë një fitore e përbashkët, ngase arritjet e Kosovës nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare e shtetndërtimi kanë ndodhur falë partneritetit me ShBA-të.

Postimi i plotë i tij:

U ndjeva i nderuar sot në Departament të Shtetit të takoj emisarin amerikan z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Në një takim të hapur dhe të sinqertë diskutuam zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë nevojën për arritjen e marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Falënderova z. Escobar për angazhimin e tij dhe të administratës amerikane tash e shumë dekada dhe inkurajova për thellim të marrëdhënieve dhe që mbështetja ndaj Kosovës të shtohet.

Arritjet e Kosovës, nga vitet e 90-ta, lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi kanë ndodhur në partneritet të përbashkët. Edhe Marrëveshja Finale duhet të jetë fitore e përbashkët.

Do të punojmë ngushtë me ShBA-të që partneriteti për paqe dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO të arrihet me urgjencë pasi që është jetike për paqe të qëndrueshme në rajon.

/GazetaSinjali/