image Haradinaj takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbot

Kosovë

Haradinaj takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbot

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Abbot.

Në këtë takim, është biseduar për disa çështje, si bisedimet me Serbinë, sigurinë në vend e krizën e pandemisë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ambasadorin Abbot, e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Britania e Madhe për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar në facebook Haradinaj.

“Kosova është me fat që ka një vend të tillë mik dhe mbështetës”, përfundoi ai. /Gazeta Sinjali/