image Haradinaj takohet me shefin e EULEX-it, ia përmend vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër

Siguri

Haradinaj takohet me shefin e EULEX-it, ia përmend vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla takoi sot Shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas komunikatës së MPJD-së, njëra ndër temat që u diskutuan gjatë këtij takimi është edhe liria e lëvizjes, ku shefja e diplomacisë kosovare citohet ta ketë përmendur vonesën e hapjes së urës mbi lumin Ibër, e cila është pjesë e konkluzioneve të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes.

“Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se EULEX mund të ketë rol të rëndësishëm në informimin e vazhdueshëm të Brukselit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për përparimin e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Në këtë kuadër, ajo potencoi progresin e bërë nga institucionet e Kosovës në plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizimin e vizave, që duhet të merret në konsideratë nga vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Gazeta Sinjali/