image Haradinaj takohet me abasadorin Rohde: Biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës

Politikë

Haradinaj takohet me abasadorin Rohde: Biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është takur me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

Haradinaj ka falënderuar ambasadorin Rohde për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat.

Ndër të tjerash, është diskutuar rreth mundësisë së daljes së vendit nga kriza, pas situatës së fundit të krijuar në Veri.

Postimi i plotë:

Një takim i mirë pune sot me ambasadorin gjerman, z. Jörn Rohde.

Ambasadorin Rohde e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë në të gjitha etapat, përkrahje që po vazhdon edhe tani, në sfidat me të cilat po përballet vendi ynë. Është shqetësim i yni i përbashkët për situatën e krijuar në vend, ndërsa biseduam për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese.

/GazetaSinjali/