Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas.
Sot Ministrja Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit. Ndërsa, nesër ministrja do të pritet nga homologu gjerman, Heiko Maas, bëhet e ditur në një njoftim për media.
Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon. /Gazeta Sinjali/