Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka shprehur ngushëllimet e saj pas vdekjes së dy vëllezërve që humbën jetën tragjikisht në Gjermani.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë.
“Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjendemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar kryediplomatja kosovare. /Gazeta Sinjali/