image Haradinaj-Stublla për dënimin ndaj Gjokiq: 12 vite janë pak për këta mostra gjenocidalë

Kosovë

Haradinaj-Stublla për dënimin ndaj Gjokiq: 12 vite janë pak për këta mostra gjenocidalë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas dënimit të Zoran Gjokiq me 12 vite burgim për krime lufte, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla u shpreh se ky është dënim i vonshëm dhe aspak i mjaftueshëm për ata që kanë kryer krime të tilla.

“E megjithatë ky dënim vjen vonë, edhe vjen i cunguar. 12 vite janë pak për këta lloj mostrash gjenocidalë. Dënimi i një personi të vetëm është pak, për të mos thënë asgjë, për tmerret që i kanë shkaktuar popullit të Kosovës”, shkroi Haradinaj-Stublla në Facebook.

Ajo theksoi se ky dënim është një thirrje për drejtësinë e vendit dhe të gjithë ata që kanë kryer krime të tilla duhet dënuar.

“Drejtësia duhet të vijë e plotë; kjo nuk është aspak një fitore, është një moment thirrjeje për të vënë drejtësinë e munguar në vend. Kosova kërkon drejtësi ndaj veprave makabre të secilit Gjokiq e çifteve të tij”, shkroi ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/