image Haradinaj-Stublla: Kosova po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Trier të Gjermanisë

Kosovë

Haradinaj-Stublla: Kosova po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Trier të Gjermanisë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur keqardhjen e saj të thellë për ngjarjen që tronditi sot qytetin gjerman Trier, ku një makinë teksa po lëvizte me shpejtësi të madhe, goditi disa këmbësorë, duke shkaktuar disa viktima dhe të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Shefja e diplomacisë kosovare, në reagimin e saj, mes tjerash tha se këto pamje në qytetin e Gjermanisë janë tronditëse.

“Tronditëse pamjet në qytetin Trier të Gjermanisë, të shkaktuara nga makina që goditi këmbësorët. Kosova po ndjek me shumë shqetësim ngjarjet në Gjermani duke ndarë dhimbjen me familjet e prekura dhe duke shpresuar të mos shtohet numri i viktimave”, u shpreh ajo.

Po ashtu, MPJD njofton se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Frankfurt ka kontaktuar me autoritetet policore në Trier dhe deri në këtë çast nuk ka informata për ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar.

/Gazeta Sinjali/