Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me përfaqësuesen e Përhershme të Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchinson.
Me këtë të fundit, kryediplomatja thotë se ka biseduar për integrimin e Kosovës në NATO.
“Kosova është e gatshme për të ecur para drejt integrimit të plotë në NATO dhe këtë rrugëtim do ta bëjmë me punë, angazhim e koordinim të plotë me aleatin tonë të përhershëm – ShBA-të. Kosova, anëtare e NATO-s është më shumë paqe, siguri dhe mbrojtje kolektive për të gjithë familjen e madhe euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook./Gazeta Sinjali/