Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka akuzuar paraardhësin e saj në këtë pozitë, Glauk Konjufcën, se ka qenë i informuar paraprakisht se Sierre Leone do të tërhiqte njohjen e Pavarësisë së Kosovës, por nuk e ka parandaluar një gjë të tillë.
“Konjufca ka pasur informacione se Sierra Leone do ta tërhiqte njohjen ndaj Kosovës. Por ai nuk ka marrë asnjë hap fatkeqësisht për ta parandaluar”, ka thënë kryediplomatja e Kosovës në KlanKosova, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas saj, këtë informacion Konjufca e ka pranuar një ditë para se Kosova të hiqte taksën./Gazeta Sinjali/