Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se paraardhësi i saj, Glauk Konjufca e ka rrezikuar defunksionalizimin e misionit të Kosovës në Hagë, në prag të aktakuzave kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj-Stublla ka thënë se Konjufca ka bërë shumë veprime të dëmshme në këtë digaster.
“Keni rreziku defunksionalizimin e misionit tone në Hagë qëllimshëm në prag të arritjes së aktakuzave ndaj UÇK-së. Kjo është politika juaj e jashtme. E dini ju, e keni listën, deputeti Gjyshinca ma ka bë pyetjen parlamentare. E ke listën, kënd e ka tërheqë Glauk Konjufca prej Hagës”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali