image Haradinaj-Stublla dhe Cakaj propozohen që të shpallen qytetarë nderi në Bujanoc

Kosovë

Haradinaj-Stublla dhe Cakaj propozohen që të shpallen qytetarë nderi në Bujanoc

news image

Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu ka propozuar që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, të shpallen qytetarë nderi në Bujanoc.

Ai lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thotë që si shenjë falënderimi do të propozojë që Kuvendi Komunal i Bujanocit në një seancë solemne, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubllën të i shpallë qytetarë nderi, njofton Gazeta Sinjali.

Musliu është shprehur se propozimet dhe politikat e tyre unifikuese dhe paqësore duhet të jenë shembull për çdokënd në rajon, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i shërbehet paqes dhe stabilitetit rajonal. /Gazeta Sinjali/