image Haradinaj: Specialja po lë Kosovën pa perspektivë

Politikë

Haradinaj: Specialja po lë Kosovën pa perspektivë

news image

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjykata Speciale me aktakuzën e fundit të ngritur ndaj Thaçit dhe Veselit, po dëmton perspektiven e Kosovës.

Një ditë pas propozim-aktakuzës Haradinaj tha se Kosova ka mbetur e vetmja nga ish-palët e luftës në Ballkan me një gjykatë të tillë për Kosovën.

“Si Kosovë në një ditë si kjo shprehim përkrahje dhe respekt për gjithë bashkëluftëtarët tanë që ende po luftojnë për të dëshmuar pafajësinë e tyre, në këtë rast edhe për presidentit Thaçi dhe kryetarin Veseli e të gjithë tjerët. Kosova dëshiron drejtësi për gjithë viktimat pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Por Kosova është mbetur e vetmja nga ish- palët e luftës në Ballkan me një gjykatë vetëm për Kosovën. Një gjykatë e tillë ndërkombëtare në një mënyrë ose tjetër dëmton perspektivën tonë”, tha ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në Gjilan gjatë inaugurimit të shtatores së heroit, Abdullah Tahiri./ Gazeta Sinjali/