image Haradinaj e mbledh qeverinë, pritet t’i ndajë 250 mijë euro kundër ISIS-it dhe DAESH-it

Kosovë

Rezervat/ Haradinaj e mbledh qeverinë, pritet t’i ndajë 250 mijë euro kundër ISIS-it dhe DAESH-it

news image

Kryeministri i dorëhequr tash e gati gjysëm viti, Ramush Haradinaj, sot në mesditë do ta mbledh kabinetin qeveritar në detyrë.

Në mbledhjen e caktuar në orën 13:00, Haradinaj pritet t’i ndajë 250 mijë euro për përkrahjen e koalicionit global kundër organizatave terroriste ISIS dhe DAESH, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Sinjali, thuhet se paratë që do të ndahen janë ato nga rezervat shtetërore nën programin e shpenzimeve të paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”, thuhet në vendim. /Gazeta Sinjali/