image Haradinaj: Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara

Kosovë

Haradinaj: Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara

news image

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë festë.

Këtë vizitë, Haradinaj e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, transmeton Sinjali.

“Solidariteti dhe mirësia ndaj njëri tjetrit, e çon vendin përpara. Kjo vlerë e jona, duhet të ruhet dhe në këtë ditë feste për Bajramin e Vogël, ky është urimi që ndava bashkë me kolegët, në vizitën që i bëmë Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u pritëm nga Reshat Mexhiti zevendeskryetar i BIK. 
Gjithë vëllëzërve dhe motrave shqiptare, besimtarëve të fesë Islame, uroj që t’u shpërblehet sakrifica që kanë bërë për njëri tjetrin dhe për njerëzit në nevojë. Me fat!”, ka shkruar Haradinaj./Sinjali/