image Haradinaj shpreh ngushëllime pas vdekjes se kompozitorit shqiptar, Avni Mula

Kosovë

Haradinaj shpreh ngushëllime pas vdekjes se kompozitorit shqiptar, Avni Mula

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të kompozitorit të njohur shqiptar, Avni Mula.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka quajtur Mozarti shqiptar, kompozitorin Mula. 

“Avni Mula, kompozitori që shqiptarëve iu dha “Valsin e Lumturisë”, paska ndërruar jetë. Mozarti shqiptar, la pas një trashëgimi të shkëlqyer, me një mal veprash artistike. Ngushëllime familjes Mula, komunitetit artistik, miqve dhe gjithë kombit shqiptar!U prehsh në paqe maestro”, ka shkruar ai.

/Gazeta Sinjali/