image Haradinaj: Shihet se ka vështirësi në arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

Kosovë

Politikë/ Haradinaj: Shihet se ka vështirësi në arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së

news image

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka përsëritur se largimi i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve serbe është gabim kur ky shtet po vazhdon që t’i përkeqësojë raportet ndaj Kosovës.

Sipas tij, ky vendim do të ishte në dëm të prodhuesve vendor, që gjatë kësaj ohe kanë shënuar rritje në prodhim e punësim.

Haradinaj ka shtuar se taksa dhe reciprociteti mund të funksionojnë së bashku duke iu referuar deklaratës së pretendentit për kryeministër të vendit, Albin Kurt i cili ka deklaruar se ndaj Serbisë do të vendosej masa e reciprocitetit,

Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti janë mashtrues, ku ai thotë se plot qëndrime të tij janë mashtrime siç është rasti me taksën e vendosur për produktet serbe.

Haradinaj ka folur edhe për bisedimet mes VV dhe LDK-së për krijimin e qeverisë së re duke thënë se shihet që ka disa vështirësi në arritjen e marrëveshjes mes këtyre dy partive. Megjithatë, ai thotë se është i interesuar që rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit të implementohet dhe të krijohet qeveria e vendit, në mënyrë që të shihet se çfarë sinjalesh do të jap qeveria e re.

Haradinaj në intervistën për KosovaPress thotë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të qëndrojë në opozitë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, por që thotë se do të mbështesin qeverinë e re në temat që i vlerësojnë si interes nacional.

Në rast se dështon krijimi i institucioneve të vendit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se do të shkojnë të vetëm në zgjedhje. Ai ka mohuar edhe mundësinë që në rast të mbajtjes së zgjedhjeve do të bëjë një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate, siç kishte bërë në vitin 2017. /Gazeta Sinjali/