image Haradinaj reagon për shkarkimin e Mendim Rugovës dhe Drejtorit të Doganës

Qeveria/ Haradinaj reagon për shkarkimin e Mendim Rugovës dhe Drejtorit të Doganës

news image

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e sotëm që mori Qeveria Kurti për shkarkimin e koordinatorëve nacionalë dhe drejtorit të Doganës.

“Sot e pësuan dy profesionistë: Drejtori i Doganës z.Bahri Berisha, dhe Koordinatori për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit z.Mendim Rugova”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se “për Mendim Rugovën le ta dijnë të gjithë se nuk kishte këtë përgjegjësi vetëm pse është djali i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova, por edhe pse është profesionist i zoti”. /Gazeta Sinjali/