image Haradinaj reagon për mosftesën e Kosovës në "Samitin e Demokracisë"

Politikë

Haradinaj reagon për mosftesën e Kosovës në “Samitin e Demokracisë”

news image

Mosftesa e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë që po e organizon ShBA-ja, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, mund të jetë një alarm i degradimit të marrëdhënieve Kosovë-ShBA.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ndër të tjera ka shkruar se, manipulimet e bëra nga kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, në përshkallëzimin e raporteve me ShBA-në, janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.

Mos-ftesa e Kosovës në Samitin e Uashingtonit duhet të na shqetësojë të gjithëve pa dallim dhe të shërbejë si sinjal alarmi për shkallën e degradimit të raporteve me ShBA-të si rezultat i qeverisjes së Albin Kurtit” ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, ky degradim i raporteve strategjike me ShBA-të, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë dhe Kosova ta rikthejë tashmë besimin e venitur.

Ftoj kryeministrin Kurti sa më parë të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon. Kosova nuk ka kohë për të humbur, as nuk ka partner më të afërt sesa ShBA-të, andaj Kryeministri me urgjencë duhet t’i riparojë raportet dhe partneritetin e besueshëm e të shëndoshë me ShBA-të si aleati ynë strategjik”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës edhe figura të tjera politike kanë reaguar për mosftesën e Kosovës për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë. /GazetaSinjali/