image Haradinaj reagon pas protestës së sotme kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani

Kosovë

Haradinaj reagon pas protestës së sotme kundër ndërtimit të xhamisë në Dardani

news image

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së sotme që u mbajt për të kundërshtuar ndërtimin e Xhamisë së Madhe në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj është shprehur se populli shqiptar gjithmonë ka qenë shembull i bashkëjetesës vëllazërore të besimeve të ndryshme.

“Asnjëherë nuk i kemi diktuar të tjerëve se si duhet të besojnë apo çfarë tempuj e faltore duhet të ndërtojnë. Si popull duhet të jemi krenar për besimin në Zot. Të gjitha bashkësitë fetare duhet t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, vëllazërisë e solidaritetit mes nesh. Të bashkuar i kemi kaluar të gjitha sfidat që na solli historia. Ashtu duhet të vazhdojmë edhe më tutje”, ka shkruar i pari i AAK-së në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1931452763645795?__xts__[0]=68.ARBc1yivZYK8WViH7W5fFAttT9BSdLMyPjuLHzOg5fBSRHNg-jNsS17ntwr3igjKpAWxvKXCTvVsmSxsPDbTe-A1sYYvBcybjRL4KSKLHwk633ImwlWkq6MUXM9KM3nbZFwfMd2ztJMPOVrUBws2iINPAp7Pjby1IDofIcsdAeqsXGhg-oCGXyHnApFqcA8oXzhWEon01gA6m9ijhzkZRC2RL6UWKySevbaaKdo2jFXAiFabEEPZQWE3DANjnZTlSClNpACPA3zRxDVB56qhq61YrnPyEmPGDjWNtg3RsfBLyKESwdWiJa4FKGrsJICTbosrHSBf2c_sTNadynZ7vQ&__tn__=-R

-Kujtojmë se, 8 vjet pas vendosjes së gurthemelit, ditë më parë kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendore në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Ndërsa sot një grup i qytetarëve kanë protestuar kundër ndëtimit të kësaj xhamie, me arsyetimin se ndërtimi i saj është financuar nga Turqia./Gazeta Sinjali/