I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Rama po e konsideron fitore planin e Kurtit dhe Osmanit për largim të taksës.
“Qeveria e re po shkon drejt rrugës së tij, për dallim nga qeveria paraprake që ishte në kundërshtim me synimet e tij. Jo vetëm Rama por të gjithë ata që kanë pasur një qëndrim ndryshe po konsiderohen fitues”.
Haradinaj po ashtu ka thënë se ajo që po ndodh me taksën është humbje për Kosovën.
“Është një modë në kohët e fundit që taksa duhet të largohet, por kjo është gabim”, ka thënë ndër të tjera Ramush Haradinaj. /Gazeta Sinjali/