Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, Haradinaj, para mediave tha se qeveria Kurti ka qenë qeveria më konfliktuoze e cila, thotë ai, e largoi taksën duke i bërë favore Serbisë.
“Ne e kemi përcjellë, po them nuk ka pas qeveri ma konfliktuoze, me vetveten me të tjerët, me temat. Vetvetiu kjo qeveri e mori epilogun që mundet, por e ka marrë në kohë shumë të keqe, për shkak se jemi në situatë të vështirë. Është një lloj dezertimi në këtë rast i kryeministrit Kurti dhe Qeverisë Kurti prej temat kryesore të vendit… E ka hekë taksën, ka ofertu hekjen e taksës në mënyrën më të keqe, në këtë rast duke mos negociuar me aleatët tanë, në këtë rast me Amerikën, dmth duke e copëtu vendimin dhe duke i bërë favore Serbisë”, tha Haradinaj./Gazeta Sinjali/