Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kushtetuta e vendit duhet të mbrohet nga shkelësit e saj dhe se cenuesi kryesor i saj është vet qeveria e shkarkuar.
“Kushtetuta e vendit të mbrohet nga cenuesit e saj. Qeveria e shkarkuar është cenuesi kryesor i saj. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kjo qeveri është recidiviste në shkelje”, ka shkruar ai.
Haradinaj gjithashtu ka theksuar se vendimi i fundit për kufizim e bën të pamundur zbatimin e tij nga institucionet./ Gazeta Sinjali/